Grubi: Sfidave të nisura viteve të fundit sot ju dhamë fund!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e ka quajtur të guximshme dhe vizionare shumicën parlamentare e cila sipas tij, ka gjetur zgjidhje të të gjitha çështjeve nga kjo shumicë progresive, euroamerikane

Mes tjerash ai ka thénë se pritjes shumëvjeçare për të nisur ecjen drejt familjes së madhe europiane sot i erdhi fundi.

“Sfidave të nisura viteve të fundit sot ju dhamë fund! Kemi shtruar trasën e duhur si forca progresiste për t’i treguar botës perendimore se ne nuk kemi alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian dhe sot e dëshmuam atë.Sot morën fund shpresat e forcave regresive proruse për të dezorientuar vendin.Sot qytetarët ia kthyen shpinën protagonizmit për pikë politike, nuk lejuan të bien pre e mashtrimit dhe propagandës nacionaliste të konfuzionit absurd dhe përmes të zgjedhurve të tyre në shtëpinë e demokracisë u prononcuan se e duan Maqedoninë Europiane.Bashkë me dinjitet dhe me të gjitha kapacitetet tona demokratike do të rrugëtojmë deri në realizimin final të ëndrrës sonë të integrimit.Kemi shumë punë dhe përgjegjësi para vetes, por me vendosmëri, bashkëpunim, si dhe përkrahjen e madhe të shteteve të BE-së dhe SHBA-ve do t’ia dalim”, ka shkruar Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet