Grubi: Qeveria ndanë 15 milion denarë për Komunën e Studeniçanit

Pëveç mjeteve të ndara për Komunën e Likovës, Qeveria në seancën e sotme ka vendosur që gjithashtu mjete në vlerë prej 15 milion denarësh ti ndajë edhe Komunës sé Studeniçanit, shkruan indeks.mk

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se mjetet e ndara do të shfrytëzohen për realizimin e projektit të ujësjellësit në Koliçan të Epërm

Mes tjerash Grubi njftoi se ishte Qeveria ajo që mbështeti financiarisht edhe fazën e parë të këtij projekti, raporton indeks.mk

Njoftimi i plotë:

Vendosëm sot që të ndajmë mjete në vlerë prej 15 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2022 edhe për komunën e Studeniçanit për realizimin e projektit të ujësjellësit në Koliçan të Epërm.

Qeveria financoi edhe fazën e parë të këtij projekti me 10 milionë denarë dhe me mjetet e miratuara shtesë tregojmë përkushtimin tonë për realizimin e këtij projekti që është nevojë thelbësore e banorëve të kësaj zone.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet