Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në emisionin “24 Analiza”, ka deklaruar se Qeveria është ajo që kujdeset për qytetarët dhe këtë e ka dëshmuar, njofton indeks.mk
Grubi në prononcimin e tij ka thënë se masat që i ka marrë Qeveria janë bërë shembull për rajonin. Ai ka thënë se Qeveria këtë e ka dëshmuar edhe në kohë pandemie, në kohën kur vendi po përballej me krizën covid-19. Ai tha se në të njëjtën mënyrë vendi do të përballet edhe me krizën e re.
“Nga sot nuk ka TVSH për produktet bazë ushqimore si miell, oriz, vaj dhe qumësht dhe produkte tjera dhe shpresoj se do të ndikojë në xhepin e qytetarëve. Pasiqë tregtarët filluan të keqpërdorin këtë gjë duhej të intervenohet nga ana e Qeverisë për produktet bazë dhe të ulet marzha dhe ne u kujdesëm për qytetarët. U bëmë shembull për rajonin pasiqë kam parë se si vendet e rajonit kanë debatuar për ne se si duhet të kujdesemi për qytetarët. Republika e Maqedonisë së Veriut përmes ekipit ekonomik të formuar mendoj se janë shembull për gjithë vendet në Ballkan”, ka theksuar Grubi./indeks.mk/