Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim, Majlinda Bregun sekretare Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.
Për takimin ka njoftuar Grubi i cili ka thënë se me Bregun biseduan mbi nevojën imediate të zgjidhjes së të gjitha kontesteve bilaterale për të ruajtur stabilitetin rajonal, me theks të veçantë epilogun e suksesshëm të dialogut me Bullgarinë.
Grubi mes tjerash ka thënë se me Bregun biseduan edhe për projektet si, Korridori 8, Rruga e Arbërit, autostrada Shkup – Bllacë – Prishtinë, rruga Tetovë – Prizren, One Stop Shop vendkalimet e përbashkëta kufitare.
“Bashkëbiseduam mbi nevojën imediate të zgjidhjes së të gjitha kontesteve bilaterale për të ruajtur stabilitetin rajonal, me theks të veçantë epilogun e suksesshëm të dialogut tonë me Bullgarinë fqinje, për projektet si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, autostrada Shkup – Bllacë – Prishtinë, rruga Tetovë – Prizren, One Stop Shop vendkalimet e përbashkëta kufitare etj., që determinojnë një dimension më efikas të bashkëpunimit ekonomik, një rajon pa kufij dhe me qëllime të njëjta progresive”, ka njoftuar Grubi./indeks.mk./