Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport kanë takuar kreun e Komunës së Çairit, Visar Ganiu me të cilin kanë diskutuar për rekonstruimin e sallës Partizani dhe pishinës së premtuar nga Visar Ganiu.
Sipas zëvendëskryeministrit të parë Grubi, këto dy projekte janë të rëndësishme dhe së shpejti do të nisin realizimin.
“Bashkë me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski takuam sot kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu dhe kryetarin e këshillit komunal Jetmir Asani për të biseduar rreth dy projekteve të rëndësishme lokale që së shpejti do të nisin realizimin, rekonstruimin i palestrës sportive “Partizan” dhe ndërtimin e pishinës së re për të cilën janë përfunduar të gjitha procedurat teknike, si dhe të gjitha projektet tjera sportive dhe rinore në komunën e Çairit”, shkruan Grubi.
Qeveria në vazhdimësi mbështet komunat për realizimin e investimeve kapitale në dobi të jetës cilësore të qytetarëve.