Grubi përgëzoi Ahmetin për marrjen e detyrës kryetar dege në Tetovë

Mbrëmë në Tetovë u bë pranim-dorëzimi i mandadit për kryetar dege. Faton Ahmeti mori mandatin e tij me ç’rast u përgëzua edhe nga kryetari Ahmeti dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi.
Pas Gostivarit, në Tetovë bashkë me kryetarin Ali Ahmeti përgëzuam aktivin politik të BDI-së për realizimin me sukses të procesit zgjedhor brendapartiak mbi parimin demokratik një anëtar – një votë.
Përgëzuam Fatonin, anëtarët e përzgjedhur të degës, drejtuesit dhe anëtarët e çdo këshilli vendor duke ju uruar shumë suksese në përgjegjësitë e reja për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe për të realizuar synimet programore të jetës më cilësore.
Me punë të sinqertë dhe me përkrahjen e liderit Ali Ahmeti kjo përbërje e re do të shkruajë sukseset e reja në kapitullin e zhvillimit të Tetovës.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet