Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish sekretares amerikane Madeleine Albright.

Sot u nda nga jeta ish sekretarja amerikane e Shtetit, znj. Madeleine Albright, një nga politikanet dhe diplomatet më të shquara që ka pasur bota.

Ishte mike dhe përkrahëse e madhe e çështjes sonë kombëtare dhe e rrugës së integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.

Frymëzim për ne do të mbeten vitet e karrierës së saj politike dhe në veçanti i paharrueshëm kontributi i madh që dha në administratën e presidentit Klinton për pavarësinë e Kosovës.