Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi ka deklaruar se brenda Aleancës për Shqiptarët po formohet një Lëvizje e re për reforma të partisë, njofton indeks.mk.
Ai ka deklaruar se pas Lëvizjes për Refoma në PDSH, po formohet edhe Lëvizja për Reforma brenda Aleancës për Shqiptarët.
Shtoi se brenda Bashkimit Demokratik për Integrim nuk ka ndonjë lëvizje të padëshiruar sepse siç tha partia e Ahmetit del fituese në të gjitha anketat.
“Ne dalim fitues edhe në anketat e porositura nga opozita, dalim fitues edhe në anketat që I bën LSDM-ja, dalim fitues edhe në anketat tona, ne jemi përpara”, tha Grubi.