Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një postimi me shkrim ka njoftuar se rroga mesatare për dallim nga muaji prill i vitit të kaluar këtë vit, rroga mesatare është më e madhe për 10.9%.
Shton se nuk do të ndalen këtu dhe se rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë.
“Dallimi nga muaji Prill i vitit të kaluar dhe i këtij viti në pagën mesatare neto është 3.087 denarë më shumë ose 10.9%. Kjo nuk do të ndalojë me kaq, pasiqë krahas shumë sfidave që përballemi jo vetëm ne por edhe mbarë globi, rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë.Qytetarët janë destinacioni ku ne e drejtojmë buxhetin, për një mirëqenie më të mirë duke u përkushtuar në ngritjen e standardit të të gjithë neve.Shifrat e përshkruara në grafikone tregojnë qartë,përkushtimin tonë”, ka shkruar Grubi.