Grubi nga Gostivari: Nuk kam aspak dyshim në kontinuitetin e punëve të mira që do të jenë produkt i kryesisë së re

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm në Gostivar, degë në të cilën Valdet Xhaferi pranojë detyrën e kryetarit të degës nga tanimë ish kryetari Bashkim Hasani.

Në këtë ceremoni, përpos Grubit ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi i cili vjen nga dega e njëjtë.

Statusi i plotë i Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegët ministra në ceremoninë e pranim – dorëzimit të pozitës kryetar dege në Gostivar i uruam Valdetit dhe të gjithë anëtarëve të përzgjedhur të degës së Gostivarit shëndet dhe suksese në misionin për të qenë në shërbim të nevojave të qytetarëve të Gostivarit.

Nuk kam aspak dyshim në kontinuitetin e punëve të mira, në qasjen serioze me të cilën kjo përbërje e re do t’i qaset punës për të sjellur ndryshimin në Gostivat dhe për të zbatuar përbetimet e agjendës së gjelbër të jetës cilësore.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet