Grubi: Nesër të gjithë në përkrahje të FC Shkupit!

Klubi i Futbollit Shkupi ka mundësi të shkruajë nesër historinë duke e mposhtur Dinamon e Zagrebit në raundin e dytë të kualifikimeve në UCL.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur se nesër duhet të mbushen tribunat dhe t’i jepet mbështetje maksimale.
KF Shkupi do të luajë nesër ndeshjen kthyese kundër kampionit kroat Dinamo Zagreb në raundin e dytë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.
Në çdo rrugëtim suksesi dhe në çdo sfidë që nga ekzistenca e tij klubi ynë ka pasur përkrahjen e madhe të tifozëve, prandaj nesër le të mbushim tribunat e stadiumit të qytetit për të motivuar arritjen e madhe të radhës.
Me guxim dhe krenari, ne besojmë! FORCA SHKUPI!🔵⚪

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet