Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar sonte në emisionin debativ “Click Plus” tha se shumë projekte në interes të shqiptarëve janë fshehur e sabotuar nga ish-qeveria e VMRO-DPMNE-së.
“Projektet shqiptare vazhdimisht janë sabotuar nga qeveritë e kaluara. Mos harroni që kemi pasur VMRO-DPMNE-në që kanë fshehur e kanë shtyrë projektet me interes shqiptar. Edhe kur janë realizuar kanë pasur mangësi. Kanë marrë konfirmime nga institucionet përkratëse për ndërtim, pa asnjë lloj kriteri. Punët ndonjëherë edhe janë penalizuar përshkak të ndrrimit të pushtetit, mirëpo tani kemi realizime konkrete dhe kemi punë konkrete si korridori 8, rruga e Bllacës dhe shumë investime të tjera që janë meritë e kësaj qeverie”, deklaroi Grubi.


