Grubi: Me ardhjen e Michael konfirmohet mbështetja e Unionit në rrugën drejtë integrimit

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka mirëpritur presidentit të Këshillit të Europës, z. Charles Michel, njofton indeks.mk

Grubi thotë se vizita e Michel në Shkup është e një rëndësie të madhe sepse thotë se konfirmon mbështjetjen dhe përkushtimin e Unionit për të zhbllokuar rrugën e integrimit.

Shton se kjo përkrahje duhet të jetë motiv shtesë për të reflektuar dhe për të sjellur vendimin e duhur.

Statusi i plotë:

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit i urova mirëseardhje në vendin tonë presidentit të Këshillit të Europës, z. Charles Michel.

Vizita e tij në Shkup është e një rëndësie të madhe pasi konfirmon mbështjetjen dhe përkushtimin e Unionit për të zhbllokuar rrugën e integrimit të vendit tonë, duke garantuar korrektësinë dhe racionalitetin përmbajtësor të propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Kjo përkrahje duhet të jetë motiv shtesë për të reflektuar dhe për të sjellur vendimin e duhur për të ardhmen europiane të vendit.