Grubi: Larguan gjuhën, flamurin, balancuesit, shqiptarët nga puna, rradhën e ka edhe Badinteri

Zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish zv. Kryeministër i parë i Qeverisë, Artan Grubi, ka reaguar ndaj anulimit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese.

 

“Anulimi i instrumentit për barazi etnike, të quajtur “Balancues”, i cili është në përputhje me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta nga viti 2001, është vetëm fillimi i zhbërjes së barazisë.

 

Pas këtij vendimi, rradhën e ka Badinteri, instrumenti kyç i Marrëveshjes së Ohrit i cili parandalon majorizimin, mbivotimin, margjinalizimin dhe padrejtësinë ligjore në Kuvend.

 

Balancuesit i parapriu largimi i flamurit kombetar nga zyret, largimi i gjuhës shqipe nga institucionet shtetërore duke nisur nga Presidenca, largimi i shqiptareve nga vendet e punës dhe pozitat drejtuese, largimin nga Europa dhe në fund edhe do ta largojne ligjin për gjuhën shqipe po në këtë gjykatë kushtetuese.

 

Faj kemi ne, sipas opozitës, që nuk e lejuam këtë asnjëherë dhe që i bëmë shqiptarët shtetformues, qeverisës dhe krenarë.” shkruan Grubi në Facebook.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet