Grubi: Ky vit është historik

Duke dhënë lajmin për sigurimin e mjeteve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe sigurimin e mjeteve për ndërtimin e dy elekranave fotovolltaike në Osllomej të Kërçovës, zëvendëskryministri i parë i vendit, Artan Grubi ka shkruar se ky do të jetë një vit historik për për nisjen e shumë projekteve kolosale për vendin.

“Ashtu siç edhe premtuam, pas miratimit të ligjit për kredinë për ta ndërtuar autostradën Shkup – Bllacë, u nënshkrua edhe huamarrja me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me ç’rast përfundimisht u siguruan mjetet për ndërtimin e autostradës. Hapi i rradhës është shpallja e tenderit për realizuesin dhe pas përzgjedhjes fillon ndërtimi të cilin presim ta përfundojmë bashkë me autostradën e korridorit 8 nga Shkupi deri në Qafë Thanë.Gjithashtu, u nënshkrua edhe huamarrja për ndërtimin e dy elekranave fotovolltaike në Osllomej të Kërçovës në përputhje me agjendën tonë të blertë. Ky vit është historik për nisjen e shumë projekteve kolosale për vendin”, ka shkruar Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet