Grubi: Korridori 8, është projekt më i rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit

NP “Rrugët Shtetëtore” e udhëhequr nga drejtori Ejup Rustemi ka dhënë llogari për punën e institucionit të cilin po e drejton.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para të pranishmëve ka thënë se është kënaqësi që bashkë me kolegët ministra të merrnim sot pjesë në llogaridhënien vjetore të NP “Rrugët Shtetëtore” të udhëhequr nga drejtori Ejup Rustemi.

“400 milionë euro investime kapitale këtë vit nga kjo ndërmarrje janë reflektim i një pune të palodhshme dhe i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që realizuam bashkë për infrastrukturë rrugore më cilësore” ka thënë Grubi.

Sipas Grubit, kryefjala këtë vit është fillimi i ndërtimit të Korridorit 8.

“Kryefjala e atij bashkëpunimi këtë vit ishte fillimi i realizimit të projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, me ç’rast dua të faleminderoj të punësuarit e kësaj ndërmarrje dhe drejtorin Ejup Rustemi për profesionalizimin dhe konstruktivitetin e treguan në finalizimin e procedurave të nevojshme”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet