Grubi: Hiqen maskat në hapësira të mbyllura

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar përmes profilit të tij në facebook që Qeveria ka miratuar heqjen e maskave në hapësirat e mbyllura.

“Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave anti – Covid dhe në përputhje me situatën e përmirësuar epidemiologjikе miratuam këto vendime:
👉🏻 shfuqizohet masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura përveç në shtëpitë e shëndetit, barnatore, mjetet e transportit publik (autobus, tren, aeroplan, taksi), institucionet e përkujdesit për personat e moshuar dhe personat me nevoja të posaçme;
👉🏻nxënësit e shkollave të mesme mund të ndjekin mësim me prezencë fizike pa mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse;
👉🏻shfuqizohet ndalesa për organizimin e ekskurzioneve dhe mësimit në natyrë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme dhe
👉🏻 lejohet puna me prezencë fizike e komisioneve mjekësore për përcaktimin e kompensimeve për invaliditet dhe komisioneve për përcaktimin e së drejtës për ndihmë dhe përkujdes nga person tjetër.”