Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se uniformat e policisë nga sot do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Ai nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ky vendim u miratua sot nga ana e Qeverisë, njofton indeks.mk
Ai thotë se ndryshimi i dektretit për uniforma dhe simbole, parasheh që uniformat e policisë tash të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Postimi i plotë i Zëvendëskryeministrtit të parë, Artan Grubi:
Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!
Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin.