“Dënojmë fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut si të vetëshpallura “Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut”. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e marrëveshjeve të Minskut dhe ligjit ndërkombëtar, vendimeve të Këshillit të OKB-së të vitit 2015 ndaj të cilave Rusia është e detyruar”, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi për CIVIL Media.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
“Maqedonia e Veriut, si aleatët e tjerë të NATO-s, i bashkohet thirrjes që Rusia t’i kthehet zgjidhjes së konfliktit me mjete paqësore dhe diplomatike.
Në pjesën politike duhet thënë se gjërat po monitorohen nga afër nga institucionet vendore dhe NATO dhe se po ndërmerren të gjitha hapat për mbrojtje dhe siguri.
Se është e mundur të ketë efekte dhe pasoja negative, siç ka nga çdo konflikt dhe për këtë insistohet për dialog diplomatik dhe zgjidhje paqësore të krizës. Por edhe se janë bërë të gjitha përgatitjet për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit tonë.
“Është shumë e dobishme në rajonin tonë. Pothuajse të gjithë fqinjët tanë dhe vendet në rajon më të gjerë janë anëtarë të NATO-s dhe ne jemi në komunikim dhe koordinim të përditshëm me ta dhe bëjmë përpjekje të përbashkëta në interes të sigurisë dhe mbrojtjes sonë kolektive”, tha Zëvendëskryeministri i parë Grubi.