Grubi: Autostradë nga Bllaca me Kosovën e gjer në Qafë Thanë me Shqipërinë

Sot, Kuvendi miratoi garancionin e huamarrjes për ndërtimin e aksit rrugor nga vendkalimi kufitar Bllacë deri tek nyja lidhëse Stenkovec në Shkup, këtë lajm e ka dhënë zëvendëskryeministri I parë, Artan Grubi nëpërmes rrjetit social Facebook.

Ai ka thënë se për nënaksin e parë prej 2 km I cili është duke u ndërtuar, mjetet janë siguruar nga Buxheti i NPRRSH-së ndërsa njofton se  nënaksi i dytë prej 10.5 km do të financohet nga BERZH-i që është në fazën e projektimit, me grant të siguruar nga BE-ja instrumenti WBIF.

Ka dhënë edhe detaje se si do të rrjedhë mënyra e financimit

Projekti që do të zbatohet nga NPRRSH-ja do të financohet me mjetet si në vijim:

167.6 milionë euro nga BERZH,

20.82 milionë euro Grant investues nga WBIF-ja

5.68 milionë euro Grant për asistencë teknike nga WBIF-ja (përkrahje teknike për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit).

“Njëkohësisht, jam shumë i lumtur që edhe koha e vënies së gurthemelit të korridorit 8 po afrohet dhe me këtë po realizojmë ëndrrën dhe premtimin e dhënë për realizimin e proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit”, ka përfunduar Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet