Grubi apel të rinjëve: Bëhuni pjesë e shkollës për lider të rinjë, mos e humbni këtë mundësi

Nën organizim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marëdhënije ndërmjet Bashkësive nga 10 deri më 12 gusht në Ohër do të organizohet shkolla për lider të rinjë, “Peace Forum Dialogue”.

Ky organizim sipas Zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi që njëherit është edhe ministër bëhet në vigjilje të përvjetorit e 21-të të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Meqë është edhe organizatorë, Grubi ka ftuar të rinjtë dhe të rejat të mos e humbin këtë mundësi të shkëlqyer për të studiuar aspektin përmbajtësor të Marrëveshjes së Ohrit.

Statusi i plotë:

Të dashur të rinj dhe të reja, mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të studiuar aspektin përmbajtësor të Marrëveshjes së Ohrit, për të përvetësuar njohuri të reja mbi proceset e menaxhimit të konflikteve, ndërtimit të paqes, kohezionit social, demokracisë konsensuale dhe barazisë që ky dokument historik i etabloi në zhvillimin demokratik të vendit!

Aplikoni tani duke dërguar biografinë tuaj dhe letër motivuese në peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk dhe pfd@mpsoz.gov.mk

Për më shumë detaje rreth shpalljes së publikuar, klikoni në: https://bit.ly/3Bk6KSE

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet