Greva e transportuesve shkakton kaos dhe nervoz tek qytetarët

Kaosi dhe nervoza tek banorët e kryeqytetit vazhdon. Ata thonë se duhet sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për lirimin e rrugëve të bllokuara. Akuzojnë kryetaren e Qytetit të Shkupit se është e paaftë që të menaxhojë me kryeqytetin.

“Ajo është humbur në këtë punë, nuk është e pjekur dhe nuk mund ta menaxhojë këtë situatë, u dëshmua menjëherë”.

“Më tepër i mbroj shoferët dhe transportuesit… Lojëra politike nga të cilat më tepër pësojnë qytetarët”.

“Siç e kemi në kaos shtetin njëjtë është gjithë andej”.

“Kjo është tragjedi komedi do të thotë… Puna është se ne edhe në moshë edhe në këmbë të ecim… Duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje, kjo çka është çmendinë”.

Dëshpërim edhe më i madh për qytetarët që duhet të qarkullojnë me automjete. Thonë se me orë të tëra nuk mund të arrijnë në vendet e punës dhe të kryejnë obligimet e tyre.

“Jam i shpërngulur prej këtu, por këtë për herë të parë në jetë e shoh. Jetoj në Mikonos ku pesë milion banor kalojnë dhe këtë kaos nuk e si këtu”.

“Nuk arrijmë, një orë kohë na merr”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet