Pesë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spital, por nuk janë në rrezik për jetën pas aksidentit trafiku që ndodhi pak pas mesnate në veri të Greqisë, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina.
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, aksidenti ka ndodhur në autostradën Egnatia pranë Amfipolit, pasi automjeti me të cilën udhëtonin 5 shtetasit e Maqedonisë së Veriut është ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Raportohet se për nxjerrjen e vozitësit nga makina kanë intervenuar dhe zjarrfikësit.
Të lënduarit janë dërguar për kurim në Selanik dhe Seres.