Me iniciativë dhe investim nga vetë banorët e fshatit Balindoll, janë duke u kryer punimet për mbushjen e gropave goditëse dhe pastrimi i hapësirës rrugore nga mbeturinat.



Në rrjetet sociale, banorët kanë shpërndarë fotografi nga aktivitetet dhe kanë përcjell porosi dhe faleminderimet, veçmas për mërgimtarët e fshatit.




“I falemiderojmë mërgimtarët për kontributin e pastrimit dhe mbushjes së gropave të rrugëve në fshatin Balindoll”, shkruan Tefik Nuredini, banor i fshatit.


“Me vetë iniciativë të banorëve të fshatit Balindoll sot bëhet sanimi i rrugës nga shkolla. Institucionet që duheshte ta realizojnë nuk iu përgjigjen thirrjes së banorëve të fshatit”, thuhet në porosinë e faqes në Facebook, Fshati Balindoll, ku dhe janë publikuar fotografitë nga punimet.



