Në pjesën e hekurudhës ndërmjet stacionit hekurudhor Karposh dhe stacionit hekurudhor Kumanovë, në vendkalimin rrugor që të çon në fshatin Llopat të Kumanovës, disa persona kanë gjuajtur me gurë trenin e udhëtarëve që qarkullonte në linjën Tabanovcë – Shkup.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:25. Treni është dëmtuar, ndërsa pasagjerët dhe stafi nuk kanë pësuar lëndime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.