Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa prej të cilave 29 janë për vozitje pa leje, 23 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 13 për tejkalim shpejtësie”, thonë nga SPB Shkup.
Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe 7 masa për përdorim të telefonit, 10 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 8 për mosregjistrim dhe 13 për shoferë fillimtarë.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.