“Gjithçka është gati për sulm masiv rus ndaj Ukrainës”

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha të hënën se gjithçka është gati që forcat ruse ta pushtojnë shpejt Ukrainën, duke shtuar se Evropa është gati të vendosë sanksione masive, nëse ndodh një gjë e tillë.

“Nëse pyetja është se a ka elemente të gatshme në mënyrë që të ketë ofensivë të madhe nga forcat ruse në Ukrainë, atëherë po, është e vërtetë. Është e mundshme dhe shpejt”, tha kryediplomati francez për televizionin “France 5 TV”.

Ai tha se këtë vlerësim e ndajnë Parisi dhe aleatët e tij, ndonëse shtoi se asgjë nuk jep shenjë se presidenti rus, Vladimir Putin, e ka marrë këtë vendim, shkruan Reuters.

Dy burime diplomatike evropiane thanë se Shtetet e Bashkuara u kanë thënë aleatëve të tyre të premten e kaluar se një skenar i mundshëm është që Moska të nisë ofensivë të mërkurën e kësaj jave.

I pytur nëse sanksionet janë të gatshme në rast të ndonjë sulmi rus, le Drian u përgjigj pozitivisht dhe tha se ato do të jenë masive, edhe nëse do të kishin efekt “bumerang” në Evropë.

Ministri francez gjithashtu tha se është e rëndësishme që të ndiqet dialogu për të shmangur ndonjë konflikt të tmerrshëm, i cili do t’i dëmtonte të gjitha palët.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet