Gjendet i riu nga Kumanova, që “humbi” në lumin Vardar

Është gjetur trupi i pajetë i djaloshit nga Kumanova, Erdan Ramadani i cili pesë ditë më parë ra nga ura në brigjet e lumit Vardar në Zhelinë raporton indeks.mk

Ky lajm është konfirmuar nga familjarët e të riut.

“Dtën e sotme është gjetur trupi i pajetë i ERDAN RAMADANIT i cili rezultonte i zhdukur pas aksidentit që ndodhi më 26 Shtator 2022.Faleminderit të gjithë ekipeve të shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve, afaristëve, fshatarëve human, NPK komuna e Zhelinës, Njësia e Zjarrëfikësve Tetovë, Qendra me menaxhim me krizat, policisë e njësisë speciale ushtarake dhe gjithë të tjerëve” thuhet në status ku mes tjerash u shprehin ngushëllime të afërmve dhe familjarëve.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet