Fillimisht u premtoi një mijë vend parkime, i caktoi edhe lokacionet, por më pas kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari e la në haresë premtimin elektoral për ndërtimin e tre garazheve në kate në të cilët ua premtoi qytetarëve në mandatin e parë. Për ti bërë qytetarët ti besojnë gënjeshtrës së tij, Taravari në vitin 2021 tha se procedura është e tillë që kërkon shumë kohë derisa edhe ndryshohet Plani Detal Urbanistik.
Por edhe kur kanë kaluar një vitë nga kjo deklaratë premtimi i Taravarit vazhdon të qëndrojë në syrtaret e dokumenteve të haruara dhe i shtohet listës së gjatë të dështimeve të kryetarit të Gostivarit. Taravari një vit më parë pati deklaruar se të gjitha (tre garazhet në kate) do të jenë të larta nga 5 kate.
“Në Këshillin komunal ne i kaluam tre garazhe në kate, aq sa kishim premtuar në zgjedhjet lokal të 2017-tës. Bëhet fjalë për ndryshimin e Planit Detl Urbanistik (PDU), që nënkupton se ne nuk mundeshim të vendosim dhe të ndërtojmë garazhe nëse ato nuk janë në PDU. Për ta ndryshuar një PDU e dini se jo vetëm në Komunën e Gostivarit, por në të gjitha komunat ka vonesa pasi ka procedurë të cilës patjetër t’i përmbahemi”, tha mes tjerash Taravari para një viti.
Aso kohe tregoi edhe vendet ku “pritet” tashmë 4 vite të ndërtohen.
“Njëra nga garazhet do të jetë në afërsi të kafeterisë “Relaks” me sipërfaqe prej 799 m2 dhe do të ketë së bashku me katin përdhesë gjashtë kate, tjetra është te Qendra për Punë dhe Politikë Sociale me sipërfaqe prej 632 m2 me pesë kate së bashku me katin përdhesë dhe e treta planifikohet te Spitali i Gostivarit, afër objektit që e ka “Pellagonija” me sipërfaqe prej 409 m2 dhe me katër kate së bashku me përdhesën. Mendoj se këto janë të mjaftueshme për Gostivarin dhe këtu do të mund të parkohen mbi 1.000 vetura”, deklaroi Taravari