Gazetari i Klan Tv Furkan Saliu sot në një postim në rrjetin e tij Facebook kujtoj Kryetyarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ku ai vite më parë deklaron se duhet të ket mandat kryetari i partisë vetëm 2 mandate , ja dhe më poshtë postimi i plotë i Saliut.
” Është e paimagjinueshme se si Ziadin Sela i bën të gjitha gabimet që zotohej se asnjëherë nuk do ti përsëris kur luftonte për “demokratizimin” e PDSH-së.
Ajo kohë nuk është në një të kaluar të largët dhe fjalët i tij i kemi në ngjyra dhe me zë të pastër…
“Nuk i kam hyrë kësaj pune që të bëhem kryetar”
“Pas pesë viteve e shoh vetën duke i ndihmuar një kryetarit të ri të Aleancës”
“Partitë nuk janë për tu privatizuar, por partitë fundja janë pasuri kombëtare”
Që mos të shkaktohet përçarje në Aleancë, kryesia kanë kërkuar nga Sela që të prononcohet se a do të kandidojë edhe për një mandat. Fillimisht ka thënë jo, që pas 5 ditëve të ndërroj mendje.
Rezultatet në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale, nuk besoj që e kanë shtyrë të ndryshoj mendje. Në ndryshimin e vendimit të Seles ka mundësi që të ketë ndikuar vetëm kryesia aktuale, të cilët kanë humbur edhe në vendvotimet ku banojnë.
Nuk është metodë efikase në periudhë afatgjate me i masku humbjet duke u afruar me Zaevin, Mickoskin apo Kovaçevskin. Mundesh me ble kohë, por zgjedhjet e ardhshme menjëherë të kthejnë në realitet.
Me vjen keq për shkak se ndryshim kërkojnë ata që më së shumti po punojnë që ndryshimi mos të ndodhë.”