Gati 9 vikende të vazhduara në vitin 2024/ Shfrytëzoni 8 ditë pushimi dhe jeni të lirë 14 ditë në janar

“Pushuesit” dhe turistët që shfrytëzojnë shëtitje të shkurta gjatë fundjavave, janë të lumtur me kalendarin e ri për vitin 2024 për ditët e jopunës dhe festat shtetërore në vitin 2024 për shkak se do të fitojnë shumë kohë të lirë pa shfrytëzuar ditë nga pushimi i tyre vjetor.

Në kalendarë ka 9 vikende të vazhduara që janë të lidhura me pushimin dimëror, pranverorë dhe veror të fëmijëve, që do të jenë “parajsë” për ato që krijojnë kujtime nga vizita e vendeve të ndryshme turistike gjatë gjithë vitit.

Me ligjin për Festa në Maqedoni, si ditë jopune për të gjithë qytetarët janë shpallur 11 festa shtetërore. Përveç festave shtetërore festohen edhe festat fetare. Kështu që besimtarët e konfesionit katolik festojnë edhe 3 ditë festa, ndërsa myslimanët festojnë festën e Kurban bajramit.

Në rajon rekordin e mban Sllovenia me 15 festa shtetërore, një ditë më pak ka Kroacia, 13 ka Bullgaria, ndërsa Greqia 12. Serbia është në fund të listës me vetëm 8 ditë në vit si festa shtetërore, por për ditët jopune në këtë vend janë shpallur edhe disa festa fetare, kështu që numri i përgjithshëm i ditëve të jopunës është 13. Në vendet e Europës, në krye të listës është Qipro dhe Sllovenia me 15 ditë jopune të shpallura si festa shtetërore.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet