Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka bërë të ditur një lajm të madh për të gjithë banorët se së shpejti do të jetë në funksion sheshi “Woodrow Wilson”. Ky shesh do t’ju dedikohet të gjitha gjeneratave e në veçanti nxënësve.
Diçka e bukur po vjen në Çair. Sheshi që do të mbajë emrin e Presidentit Amerikan Woodrow Wilson së shpejti do të jetë gati.
Qytetarë të nderuar ky Shesh do të jetë në funksion tuajin të plotë dhe iu dedikohet të gjitha gjeneratave, e në veçanti nxënësve ndërsa në vete do të përmbajë mes tjerash edhe amfiteatër dhe shatërvan, gjëra që e bëjnë edhe më atraktiv për organizime të ndryshme kulturore e shkollore.
Që para tre viteve pranë objektit të Komunës së Çairit po qëndron prore edhe busti i Presidentit amerikan Wilson.