Ganiu për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Çairi, shembulli më i mirë i diversietit gjuhësor

I pari i Çairit, Visar Ganiu,  ka qenë sot në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”, ku ka marrë pjesë në një aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare,ku e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, BiseraKostadinovska -Stojçevska.

“Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare – 21 Shkurti u shënua sot në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi” në Çair përmes ekspozitës me vizatime me temë “Bashkimi i kulturës dhe gjuhës në prizmin e nxënësve”, njofton vetë kryetari Ganiu.

Në këtë aktivitet, përveç ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska, mori pjesë edhe sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati.

“Çairi është shembulli më i bukur i mbrojtjes dhe promovimit të diversitetit gjuhësor dhe kulturor që është edhe synimi i kësaj Dite Ndërkombëtare”, ka shkruar Ganiu në rrjetin social facebook.

Me shënimin e kësaj dite Ganiu theksoi se në komunën e Çairit ka laramani të etniciteteve dhe se mësohet e flitet çdo gjuhë pa pengesë.

“Komuna jonë në përgjithësi karakterizohet për nga multietniciteti dhe multigjuhësia, sepse këtu flitet e mësohet pa asnjë pengesë në gjuhë të ndryshme amtare. Në Çairin tonë kemi 9 shkolla fillore dhe në 6 prej tyre mësimi zhvillohet në gjuhë të ndryshme.Dhe duke uruar Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare mbetemi me shpresën se rreth 7 mijë gjuhët që fliten në mbarë rruzullin tokësor po respektohen, mbrohen e promovohen, sepse fundja llojllojshmëria gjuhësore duhet të jetë ura që na bashkon dhe na lidh me njëri tjetrin”, është shprehur Ganiu.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet