Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në ambientet e komunës ka pritur të rinjtë e shkollave të mesme të Çairit të cilët u kualifikuan në gjysmëfinalen e Festivalit tradicional “Tirana ArtFest”
“Sot i mirëprita në Komunën e Çairit të rinjtë e shkollave të mesme të cilët u kualifikuan në gjysmëfinalen e Festivalit tradicional Tirana ArtFest dhe u nisën për në kryeqendrën shqiptare, ku i presin garat e radhës. Të rinjve bashkë me mentorët e tyre ju urova që të na kthehen me shumë suksese të arritura nga fusha e këndimit, vallëzimit, por edhe intepretimit të instrumenteve të ndryshme. Njëkohësisht përkujtova se gjithmonë do ta kenë mbështetjen e institucionit tonë”, është shprehur Ganiu në facebook.