Sot bashkë me drejtorin sportiv të Klubit tonë të zemrës FC Shkupi, Omer Bunjaku inspektuam punimet që po realizohen nga ekipet Komunale të Çairit për rregullimin e shtigjeve përreth Stadiumit të Çairit.
Këto punime i filluam menjëherë pas vizitës së delegacionit të UEFA-së dhe kërkesave të përfaqësuesve të saj për plotësimin e kushteve të caktuara për zhvillimin e ndeshjeve evropiane në Stadiumin e Çairit.
Dua të ritheksojë se gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë klubin tonë të zemrës FC Shkupi për të vazhduar rrugën e sukseseve edhe më të mëdha në ndeshjet e ardhshme të kampionatit evropian, shkruan kreu i Çairit në facebook.
https://www.facebook.com/photo?fbid=539673210845919&set=pcb.539675147512392