Sot dhe nesër (29 dhe 30 nëntor 2022), Presidenti Stevo Pendarovski do të presë Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton.
Presidenti Steinmeier do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare, e më pas do të ketë takim kokë më kokë mes presidentëve Pendarovski dhe Steinmeier dhe takim plenar të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spas” në Shkup, presidenti Steinmeier dhe presidenti Pendarovski do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçev.