Organizatorët e protestës VMRO dhe Levica njoftojnë se sot, më 12 korrik 2022, protesta kundër “propozimit francez” do të fillojë në ora 19:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përmes QT Mavrovasja, do të shkojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe pastaj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Siç shihet edhe sot VMRO dhe Levica po provokojnë shqiptarët siç ndodhi herën e kaluar ku edhe u pa një incident mes dy etnive në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Protestuesit pro-rus me çdo kusht po dëshirojnë që të ketë trazira në vend dhe këtë më së miri e shohim në lëshimin e komunikatës më lartë!