FOTO: Këngëtarja shqiptare vazhdon të tërheqë vëmendjen me format e tonifikuara

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku në vëmendje kujdeset të vë gjithmonë trupin e saj.

Ndryshimi i saj drastik vazhdon të jetë një inspirim i madh për shumë femra që e ndjekin atë.

Së fundmi, artistja e hitit “S’të fal” ka publikuar për fansat e saj në Instagram disa imazhe, ku e veshur me bikini teksa shijon rrezet e diellit.

Ajo vë në pah barkun e tonifikuar, muskujt e trupit dhe të pasmet atraktive – të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit në palestër dhe ndërhyrjes BBL.

Në një tjetër video, këngëtarja me origjinë nga Vitia mund të shihet pranë pishinës, teksa merr disa rreze.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet