VMRO-DPMNE-ja dhe Aleanca për Shqiptarët të ndihmuar nga Levica fashiste e Apasievit po inskenojnë konflikte ndëretnike?!
Ky koalicion duket se kërkon me çdo kusht destabilizimin e vendit në periudhën historike kur jemi më afër se kurë të marrim datën për fillim të bisedimeve.
Të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë përleshjes mes protestuesve maqedonas të nxitur nga VMRO-DPMNE dhe Levica mes grupit të qytetarëve shqiptarë që ndodheshin në sheshin Skendërbeu.
Informacionet e Indeks.mk thonë se personi gjuajti me armë në ajër është aktivist i madh i Aleancës dhe vëlla kryetarit të degës së ASH-së në Shkup, parti kjo e cila ndanë pushtetin lokal me VMRO-në që mbështet protestuesit.
Personi është arrestuar, por menjëherë Mickoski theksoi qe ky person me të cilin është në koalicion si larti, ka dashur ta vrasë atë, gjë që është gati e pabesueshme në rast se nuk bëhet fjalë për skenarë të parapërgaditur për të nxitur konflikt ndëretnik.