Forumi i gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim dega Çair me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas 8 marsi bashkë me kandidatin për president të BDI-së Bujar Osmani shënuan këtë ditë të veçantë.
Në profilin e tyre zyrtar Forumi i Bashkimit Demokratik për Integrim dega Çair mes tjerash kanë shkruar:
Lulja është një simbol i mirënjohjes!
Në shenjë mirënjohjeje për çdo grua, për sakrificën e saj, për mundin dhe përkushtimin ndaj familjes dhe shoqërisë, sot bashkë me kandidatin për President shqiptar Bujar Osmani, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Gëzuar 8 Marsi!


























