Nëse ka diçka që na ka mësuar historia dhe përvoja jonë, është se fuqia e një shoqërie vjen nga përfshirja dhe angazhimi i të gjithë anëtarëve të saj, pavarësisht gjinisë.
Këto tre ditë i kemi kaluar në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, me energjinë e pashtershme të Sekretariatit për Mundësi të Barabarta, i cili përbëhet nga 300 gra të Komunës së Çairit. Pjesëmarrëse në këto takime ishin edhe 9 anëtaret e degës.
Gratë e Çairit kemi një potencial të pakrahasueshëm dhe vetëm si aparat i përbashkët me të gjitha strukturat e tjera të BDI-së, do t’i sjellim shqiptarëve Presidentin që meritojnë, Bujar Osmanin, duke punuar vazhdimisht dhe pa pushim, si një trup i vetëm.
Ejani të bashkojmë forcat tona femërore, vetëm bashkë i’a dalim!


















