Finlanda është vendi më i lumtur në botë, por ja ku renditet Kosova

World Happiness Report ka publikuar raportin për vitin 2022 për vendet më të lumtura në botë.

Kjo uebfaqe përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në raportin e mëposhtëm Finlanda renditet e para, derisa sipas VisualCapitalist vendi u rendit në këtë pozitë për të pestën herë me radhë.

Në vendin e dytë është Danimarka, pastaj Islanda, Zvicra e Holanda. Tutje në vendin e gjashtë renditet Luksemburgu, në vendin e shtatë Suedia, të tetin Norvegjia, pastaj Izraeli dhe Zelanda e Re.

Sipas raportit të publikuar nga World Happiness Report, Kosova renditet në vendin e 32-të, derisa Shqipëria gjendet në vendin e 90-të. /Telegrafi/

World Happiness Report 2022 Figure 2.1 Ranking of Happiness based on a three-year-average 2019-2021Average Life Evaluation Explained by six Factors