Faton Ahmeti për TV21 shkolla e Reçicës është gati që moti është çështje e administratës së komunës kur do të hapet

Bartësi i listës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti në emisionin ClickPlus foli rreth ndërtimit të shkollës fillore Naim Frashëri sidhe për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Sellcë, shkruan Top24.

“Shkolla fillore Naim Frashëri ka qenë gati dhe pranim dorëzimi teknik i së njejtës është bërë moti dhe kjo varet nga administrata e komunës se kurë do ta vënë në funksion, ndërsa ne jemi të gatshëm që komuna të tregoj se ku mund ne ti ndihmojmë komunës publikisht ju ofrojmë ndihmë që kjo shkollë të vihet në funksion sa më parë” tha Faton Ahmeti, përcjellë Top24.

Po ashtu mbetet prioritet i këshillit të ri komunal do të jetë leja e re e shkollës fillore në Sellcë dhe ky problem të jetë pjesë e së kaluarës për këto nxënës, shtoi Ahmeti.

https://www.facebook.com/watch/?v=471104028359678

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet