Fatmir Limani dhe Adnan Azizi, frontmenët e Levizjes Besa

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami vazhdon të anashkalojë në çdo tubim, takim dhe organizim partiak Arijanit Hoxhën, zëvendëkryetarin e subjektit politik që ai drejton.

Kasami është parë shumë shpesh në fotografi i shoqëruar nga Fatmir Limani dhe Adnan Aziri, të cilët shihet qartë se janë të preferuarit e tij me të cilët ndërmerr vendimet më të rëndësishme partiake.

Kjo sjellje e Kasamit ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi brenda strukturës së Lëvizjes Besa, siç është edhe rasti i fundit më i freskët i revoltës së shprehur ndaj përzgjedhjes së listës së kandidatëve për këshilltarë në Tetovë për zgjedhjet e 20 Gushtit nga aktivisti i pakënaqur i këtij subjekti Izo Ganiu, i cili akuzoi Kasamin se ka lejuar Adnan Aziri të përzgjedhë kandidatët pa asnjë konsultim të gjërë dhe të domosdoshëm me aktivistët e Besës në Tetovë.

Shkëndija konflikti dhe përçarje në strukturën e Lëvizjes Besa është më se e qartë se ekzistojnë edhe pse një gjë e atillë tentohet që të maskohet dhe të hiqet nga fokusi i opinionit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet