Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Zelensky dhe Putin janë “miq të çmuar”, në fjalimin e tij të hapjes së bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, në Stamboll.
Ai shtoi se progresi i negociatave do të shtronte rrugën për takimin e dy udhëheqësve, takim të cilin Turqia u ofrua që ta mirëpriste gjithashtu.
Erdogan nënvizoi se të dyja palët kanë “shqetësimet e tyre”, por ka ardhur momenti që bisedimet të sjellin “rezultate konkrete”.