[ad_1]

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Dubai.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Ndër të tjerash së fundmi, Enca publikoi për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese në bikini.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Ajo ka pozuar me bikini të kuqe duke shijuar çaste të këndshme freskuese në pishinë me qytetin e Dubait në prapavijë.

“Ndjenja ime në këtë moment është thjeshtë jeto”, ka shkruar këngëtarja Haxhia në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Përpara Dubait, interpretuesja e hitit “A po t’pëlqen” shijoi disa ditë të mira pushimi në Zanzibar të Afrikës.

Enca përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram