Shefi i Twitterit, Elon Musk, e ka ndryshuar emrin në këtë rrjet social për disa orë në “Harry Bōlz”.

Kjo ngjalli reagime të shumta, duke shtyrë komentuesit dhe përdoruesit e Twitterit të pyesnin se kush është ky person. Musk më pas e ktheu në emrin e vërtetë, derisa me ironi shkroi se “shpreson që një media që e konsideron veten serioze të shkruajë një storie për ‘Harry Bōlz’.

Nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas këtij emri, derisa shumë thanë se mund të jetë emër imagjinar.

Miliarderi Musk ka nxitur shumë reagime që prej kohës kur erdhi në krye të Twitterit. Disa prej vendimeve të tij janë kritikuar, ndër to edhe platforma Twitter Blue, që është me pagesë.