Ekspozitë që pasqyron bukuritë e Italisë

🖼 🎨🇮🇹Një tjetër kënaqësi artistike në Çifte hamam. Sonte u prezantua një ekspozitë fotografisë që pasqyrojnë bukuritë e Italisë, një koleksion në pronësi të Arkivit Alinari. Prezentimi përbëhet nga tre seksione: peizazhe, vepra dhe fytyra; dhe secila kombinon fotografi nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë. Një lloj udhëtimi në kohë përmes peizazheve të Italisë, njerëzve dhe artit të përfaqësuar përmes objektivit të fotografëve italianë, përfshirë vëllezërit Alinari, Barbieri, Basilico, Berengo Gardin, Fontana, Giacomeli, Maraini, Pellegrini, Gianni.

Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit të Ambasadës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Galerisë Nacionale. Ndërsa ekspozitën patëm rastin ta ndjekim bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, ambasadorin e Italisë në vend Andrea Silvestri, ambasadorin e BE-së, Dejvid Geer sikurse edhe ambasadorët e Rumanisë, Suedisë e të Kroacisë, përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë e të Kosovës, drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Dita Starova-Qerimi, sikurse edhe shumë artdashës.