EKSKLUZIVE/ Tetova më 20 gusht shkon në zgjedhje, “bie” Bilall Kasami!

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal në Komunën e Tetovës do të mbahen më 20 gusht të këtij viti. Këtë informacion e merr vesh ekskluzivisht, portali indeks.mk nga burime zyrtare.

Sipas informacioneve, Ministria e Vetëqeverisjes lokale i ka  rekomanduar Qeverisë që në përputhje me ligjin të shpërbeje këshillin komunal dhe të shpall zgjedhje.

Pas kësaj, pritet tashmë që Qeveria të martën ta miratojë vendim dhe më pas Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, ti shpall zgjedhjet te cilat pritet të mbahen një koheshit me ato ne komunën Mavrovë e Rostushe, me 20 gusht.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin e Tetovës vijnë pasi kreu i Tetovës me pa aftësinë e tij  dështoi miratimin e llogarisë përfundimtare ne afatin e paracaktuar ligjor që paraqet thyerje flagrante te ligjit dhe është baze e menjëhershme për shpërndarjen e këshillit komunal.

Se fundmi, Kasamit e kane ndjekur një sere skandalesh dhe protestash ne menaxhimin e komunës, ndërsa kane dështuar edhe apelet e tija te vazhdueshme për mospjesëmarrje te tetovarëve në festën e 20 vjetorit te BDI me c ‘rast dhjetëra mijëra tetovarë iu bashkëngjiten festes./INDEKS.MK/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet