Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka qenë në ‘shënjestrën’ e mediave online së fundmi. Një lajm qarkulloi ku thuhej se ajo kishte dhënë një deklaratë duke iu kundërpërgjigjur ndjekësve lidhur me martesën e saj me Serjoza Markov.
“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur”, ishte deklarata që supozohej se kishte thënë Adelina Tahiri.
Por e vërteta nuk qëndron aspak kështu.
Në një prononcim për “Iconstyle.al”, këngëtarja bukuroshe e cila ishte mjaft e shqetësuar, bëri me dije se ky citim nuk është thënë kurrsesi nga goja e saj. Madje, ajo përgënjeshtroi totalisht këtë lajm.
“Unë jetoj në Shkup dhe atyre iu dhemb shumë pjesa e patriotizmit. Në fakt, disa gjëra i përjetoj shumë keq… Madje, djali im lëviz me sigurimin dhe prandaj u preka, sepse kurrë në jetë nuk e kam thënë atë deklaratë…”, shtoi ajo.
Kësaj radhe, Adelina ra pre e të pavërtetave! Në ditët e sotme është shumë e lehtë të biesh pre e këtyre lajmeve të pavërtetuara në media. Kështu që, nuk i vëmë faj askujt që e besoi si fillim këtë ‘deklaratë’. Megjithatë, tashmë çdo gjë është sqaruar pas deklaratës që Adelina dha për “Iconstyle”.